Dy prej konkurrentëve pjesmarrës në Big Brother Vip janë shkrimtari i rrjeteve sociale, Elhaid Cufi dhe aktorja Monika Lubonja.
Elhaidi nuk ishte shumë i njohur për pjesën e madhe të konkurrentëve dhe shumica treguan kuriozitet për të. Në një bisedë me Monika Lubonjën, kjo e fundit e pyet nëse është mysliman apo katolik.
Elhaidi i thotë se është mysliman dhe Monika më pas i ka habitur të gjithë me replikën.
‘Je shkodran mysliman apo katolik’? Jam mysliman – u përgjigj fdjali nga Shkodra, teksa aktorja vijoi: ‘Ah, qenke shkodran i mirë…’
Elhaidi tha se nuk ka ndonjë paragjykim fetar e Monika më pas e pyeti se a vazhdon në Shkodër të mos i duan martesat mes feve të kundërta, por Elhaidi e mohoi dhe i tha se Shkodra shquhet për harmoni fetare.
Nuk dihet se çfarë ka dashur të thotë Monika me atë deklaratë, gjithsesi replika e aktores po bëhet virale dhe mbase diskutohet ditët e spekaklit.
/Priza.al/