Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në cereminë e dhënies së çelësave për shtëpitë e reja në kuadër të rindërtimit në Valias, ka hedhur një mori batutash që nga fjalimi e deri te inspektimi e apartamenteve.
Kreun e shtetit gjatë gjithë inspektimit e shoqëroi zv-kryeminstri Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli.
Në një moment kur zonja e shtëpie i ofroi një karamele, Rama e refuzoi dhe i sugjeroi që t’ia japë Ahmetajt.
“Jepi këtij se ky është helm, unë jam i ëmbël”, tha Rama.
/Priza.al