VIDEO/ Jo vetëm në Shqipëri, plantacion gjigand kanabisi edhe në Greqi, punonin…

Autoritetet greke kanë finalizuar sot një operacion për goditjen e plantacioneve të mëdha të kanabisit në Anavyssos. Sipas informacionit, operacioni u krye nga Skuadra e Hetimit Antidrogë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimit të Organizuar të Kretës.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan gjashtë vendas dhe 18 shtetas të huaj në Atikë, Heraklion dhe Kretë.

anavyssos-terastia-fyteia-chasis-me-vitrina-kalliergeia-kannavis-vinteo0

Pesë vendas kishin krijuar një grup kriminal nën maskën e një kompanie të licensuar industriale. Përveç kësaj, ata punësuan ilegalisht të huaj, të cilët ishin me origjinë shqiptare dhe indiane, dhe kryenin punë kultivuese në plantacion. Gjatë operacionit, i cili u zhvillua të premten, 11 qershor, në një zonë të Atikës Juglindore, më shumë se 46,000 fidanë kanabisi u gjetën të kultivuar. Bimët u shkulën dhe u konfiskuan.

Sipas Policisë Greke, përfitimi që anëtarët e organizatës kriminale do të merrnin nga sasitë e konfiskuara deri më tani, vlerësohet në 26,000,000 euro.

Në të njëjtën kohë, u kryen kontrolle në shtëpi dhe depo në Heraklion dhe Atikë, ku – midis të tjerave u gjetën dhe konfiskuan: armë të llojeve të ndryshme, fishekë, thika, dylbi, 63,290 euro dhe 10,259 dollarë, pajisje dhe radio ushtarake, etj.

anavyssos-terastia-fyteia-chasis-me-vitrina-kalliergeia-kannavis-vinteo2

Përshtati:Priza.al/Burimi: Kathimerini

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *