VIDEO/ Kamarierja ndjek klientët të cilët nuk paguan faturën në lokal, ata e rrëmbejnë

Kamerat e sigurisë të një lokali kanë regjsutruar një ngjarje të rëndë, ku një kamariere u mor peng dhe u sulmua nga pesë persona që ajo po ndiqte pasi ata nuk paguan faturën e tyre prej 70 dollarësh. Ngjarja ndodhi në restorantin Nifty Fifty në Neë Jersey, ur tre burra e dy gra dolën nga restoranti pa paguar.

Pamjet e videove të sigurisë tregojnë kamerieren 20-vjeçare që nuk është emëruar publikisht, që vrapon prapa grupit duke i kërkuar paratë, para se ta tërheqin brenda makinës së tyre 20 Dodge Durango.

Një nga të dyshuarit shihej që vraponte teksa të tjerët u nisën me makinë bashkë me viktimën brenda saj. Policia ka publikuar videon duke bërë apel për identifikimin e të dyshuarve.

Mjeti i tyre kishte hyrë në autostradën Route 42, dhe më pas ishte kthyer drejt jugut, kur dhe kishin lëshuar jashtë pengun e tyre, njoftoi policia. E reja e traumatizuar më pas arriti të kthehej në restorant dhe të thërriste policinë, pasi nuk kishte celularin me vete.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *