Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me kancerin e gjirit, ku tetori përkon me muajin e ndërgjegjësimit ndaj kësaj sëmundje.
Peleshi në ‘Facebook’ njofton se vajzat dhe gratë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë i janë bashkuar fushatës sensibilizuese për luftën kundër kancerit të gjirit.
‘Pa grua s’ka të ardhme’, ka shkruar ai.
Postim i plotë:
Tetori, muaji i sensibilizimit kundër kancerit të gjirit edhe në Forcat e Armatosura. Pa gruan s’ka të ardhme! Ekzaminimi i hershëm shpëton jetë!