Mbrëmjen e djeshme, në emisionin ‘Top Story’ u trajtua rasti i një prej kandidaturave për LSI-në, e cila kishte mbaruar fakultetin dhe më pas shkollën e mesme. Ndryshe nga të gjithë që mbarojnë të mesmen e më pas kryejnë studimet e larta, për kandidaten Myrvete Asqeri është krejt e kundërta.
Kandidatja në Gjirokastër me numrin dy në listë, Myrvete Asqeri, na ka surprizuar jo pak me studimet që ajo ka kryer, ose që ajo vetë i deklaron. Ajo është 39-vjeç dhe ka lindur në Gjirokastër.
Sipas CV të plotësuar nga vetë ajo, rezulton se një herë ka mbaruar shkollën e lartë e më pas ka mbaruar gjimnazin. Nga viti 2000 deri në 2004, në CV tregon se ka marrë diplomën në Kontabilitet Financë në Universitetin e Gjirokastrës. Ndërkohë nga viti 2009 deri në 2012, në CV shkruhet se ka mbaruar shkollën e mesme të përgjithëshme “Asim Zeneli” po në Gjirokastër.