Video/ Kapen vrasesit me pagesë! Pesë të arrestuar, tentuan të vrisnin policin në Qafë-Kashar, sulmuan edhe policinë

Një grup i strukturuar kriminal i vrasësve me pagesë u godit nga policia e Tiranës dhe ajo e Lezhës, duke arrestuar 5 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Drejtori i Policisë së Tiranës Lorenc Panganika, në një dalje për mediat publikoi skemën e tentativës për vrasjen kundrejt pagesës të punonjësit të hidrovorit në Lezhës Alfred Gjoka, ndërkohë tha se janë arrestuar porositësi dhe ekzekutorët.

“Vrasja” e mbetur në tentativë e shtetasit A. Gj., ndodhur më datë 17.08.2021, në vendin e quajtur fshati Adriatik, Fushë Kuqe. Autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje janë shtetasit Ibrahim Difaj, Ilirian Feçi dhe Robert Laci. Më datë 17.08.2021, shtetasit Ibrahim Difaj dhe Ilirian Feçi, kundrejt pagesës 20000 euro, të bërë nga shtetasi Robert Laci, kanë tentuar të vrasin shtetasin A. Gj.

Skema u zbardh pas një ngjarjeje të ndodhur më 14 janar të këtij viti, ku njëri nga vrasësit me pagesë, ka qëlluar në drejtim të policisë në tentativë për t’i ikur.

Më datë 14.01.2022, në Qafë Kashar, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi një mjeti, drejtuesi i të cilit nuk ka ndaluar dhe është larguar në drejtim të Fushë Krujës. Në tentativë për t’u larguar, mjeti është përplasur më një bordurë dhe personat që ndodheshin në mjet, kanë dalë duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të Policisë dhe duke përfituar nga errësira janë larguar duke braktisur mjetin.

Të gjithë të arrestuarit dhe bashkëpunëtorët e tyre janë autor edhe në krime të tjera si grabitje në disa biznese dhe automjetesh.

Në kuadër të operacionit Storm, policia sekuestroi veshje të ndryshme që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e grabitjeve, dy automjete të vjedhura, targa makinash, një armë gjahu si dhe municion luftarak.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *