Mëngjesin e sotëm fusha e mbetjeve urbane në lagjen “Kushtrim” në Vlorë është përfshirë nga një zjarr i fuqishëm.
Burime për “Priza.al” bëjnë me dije se tymi ka mbuluar gjithë zonën e mbetjeve dhe se në vendngjarje ka arritur vetëm një makinë zjarrfikëse.
Mësohet se flakët kanë nisur të përhapen që në orën 7 e 30 të këtij mëngjesi. Qyteti është gdhirë me tymin toksik dhe erën e rëndë.
Dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme.
/Priza.al/