Sapo ka përfunduar pjesa e parë mes Rayo Vallecano dhe Real Madrid me shifrat 2-2.
Takimi u zhbllokua shumë shpejt, që në minutën e pestë me Santi Comesaña. Ekipi pritës insistoi për golin e dytë dhe vendosi në provë disa herë Courtouis, me portierin belg që bëri disa pritje të mrekullueshme. Në fundin e fraksionit, Asensio pengohet në zonë dhe për kryesorin nuk pati asgjë, por arbitri u thirr nga VAR dhe pas rishikimit u vendos për 11-metërsh. Nga pika e bardhë e penalltisë nuk mund të faltte një mjeshtër si Luka Modric. Ekipi i Ancelottit përmbysi rezultatin me Militaon, por gëzimi zgjati pak, pasi Garcia vendosi ekuilibrat sërish.
LIVE:
Vallecano 2-2 Real Madrid