VIDEO/ Këngëtarja e akuzoi ish-konkurentin e ‘Përputhen’ se e ka ngacmuar, plas sherri në mes të studios

Sherret në studio janë një ‘must’ për t’u parë por edhe të lënë një shije shumë të keqe kur ndodhin nga personazhe publike. Një i tillë ka ndodhur në një emision në Kosovë, pikërisht në ‘N’Kosovë show’ ku i ftuar ishte Eri Aga i përputhen bashkë me dy djemtë me të cilët ai ka bashkëpunuar për të bërë këngën e tij të parë. Edhe pse më vonë u kuptua se ishte një kamera e fshehtë.

Gjithçka ka nisur nga një koment i këngëtares Shota Baraliu e cila ishte gjithashtu e ftuar në studio, kur tha se njëri nga djemtë në studio e ka ngacmuar në rrjete sociale. Ndonëse ajo nuk përmendi asnjë emër, një nga djemtë në prapaskenë (që nuk është ende e qartë se çfarë lidhjeje kishte me këngëtaren) iu sul Erit të ‘Përputhen’, duke shkaktuar sherr të madh.

U desh ndërhyrja e djemve në studio por edhe e stafit të emisionit që situata të qetësohej teksa Eri u pa shumë i nxehur dhe inatosur me atë veprim që ndodhi në studio.

Sherri në minutën e 30-të.

 


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *