Si përfundim, ku shkuan miliona euro fitime të hitit të famshëm “Të ka lali shpirt”?
‘Të ka lali shpirt’ ka qenë dhe vazhdon të mbetet hit dhe një prej këngëve më të klikuara shqiptare në historinë e Youtube. Ky bashkëpunim me 623 milionë klikime erdhi mes Silva Gunbardhit, partnerit të saj Dafit dhe Mandi Nishtullës.
Mirëpo, pas suksesit të jashtëzakonshëm marrëdhëniet mes çiftit dhe Mandit u prishën, ndërsa shkak për këtë sipas Mandit u bënë fitimet e klipit. Pak muaj më parë, në një intervistë të dhënë për emisionin “Expuls” në RTV Ora këngëtari akuzoi dyshen se i ka vjedhur lekët e klikimeve.
‘Janë miliona euro, hallall t’i kenë, unë kam Zotin’, u shpreh Mandi asokohe ndër të tjera.
Po në emisionin “Expuls”, Silva Gunbardhi ka ardhur me fakte për të treguar të vërtetën e fitimeve nga klikimet.
Këngëtarja bëri të qartë para publikut se ajo merr 10% të fitimeve nga klikimet e këngës, 0% i merr Dafi, 0% tekst-shkruesi dhe 90% të fitimeve i merr Alfred Sula, kompozitori dhe njëkohësisht kushëriri i Mandit.
‘Jam prekur shumë, por nëse do vazhdoja të rrija e heshtur i bie të pajtohesha me faktin. Më kanë sharë hajdute, qorre, ktheji lekët Mandit. Unë vetëm mirë kam bërë tek Mandi, madje kërkova 3 javë për veshjen e Mandit qe ai të dilte diç duhej në klip. Më kanë thënë kur*ë, kur këto gjëra i lexon nëna ime. Ç’kusur ka ajo. Ajo është e sëmurë me zemër me tension. Nëse Mandi do vazhdojë të flasë, unë do e hedh në gjyq’, u shpreh Silva.
/Burimi: RTV Ora/