Dy reperat më të njohur në Shqipëri, Noizy dhe Stresi prej vitesh kanë qenë rivalë dhe nuk i kanë kursyer diss-at ndaj njëri-tjetrit. Madje, herë pas here djemtë e dy grupeve kanë pasur dhe përplasje fizike me njëri-tjetrin.
Por lajmi i madh vjen për të gjithë mbështetësit e dy grupeve. Stresi dhe Noizy kanë bërë më në fund paqe dhe kanë falur njëri-tjetrin. Një këngë e Dullës ka nisur përplasjen në distancë mes Meriton Mjekiqit, Don Xhonit dhe grupit OTR. Ndërkohë në debat është përfshirë edhe Stresi, i cili ka mbajtur anën e “armikut” të tij të përjetshëm.
Në një video live mbrëmjen e djeshme në Instagram, Stresi tha publikisht se ai dhe Noizy janë ‘një’ teksa shtoi se janë reperat më të mirë në Shqipëri.
“I them Rigels Rajkut hiç mos ta nin jemi një, kur të vijë fundi ne do të jemi gjithë bashkë. Mbaje mend ça kemi fol në Drejtori të Policisë.”, thotë reperi ndërsa i bën thirrje fansave që ta regjistrojnë.
Nga ana tjetër Noizy nuk premton se ata do të jenë miq, por siguron se armiq nuk do të jenë më.