Dy burra u kapën duke kontrabanduar ar dhe para në një aeroport. Ata i kishin fshehur ato poshtë parukes së tyre. Magroob Akbarali dhe Zubair Hassan Rafiyutheen u ndaluan ndërsa largoheshin nga aeroporti të dielën për shkak të modeleve të dyshimta të flokëve.
Policia zbuloi se ata kishin vënë paruke dhe kishin fshehur dy pako ari me peshë 698 gramë. Ata i hoqën paruket burrave dhe zbuluan dy pako të zeza të mbushura me para dhe ar.
Burrat e kishin fshehur gjithashtu në çorape dhe në anus. Ata u arrestuan në aeroport pasi mbërritën nga Chennai nga Dubai. Paratë e sekuestruara kapnin vlerën e 382.943 dollarëve. Në një rast tjetër, një burrë 42-vjeçar që udhëtonte në Chennai nga Dubai kishte fshehur tre shufra ari në anusin e tij.
Përshtati:Priza.al/Burimi:DailyMail