Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Priza.al, ku një person ka tentuar të blerë produkte në supermarket me euro false.
Në një prej marketeve pranë ‘Komunës së Parisit’, i riu ka shkuar për të blerë çimçakiz dhe i ka ofruar vlerën prej 50 euro për të kryer pagesë. Denoncuesi (pronari) bën me dije se rasti ka ndodhur në datën 10 gusht, ora 9:30 si dhe pohon se nuk e njeh si person dhe se nuk e ka parë asnjëherë në zonë.
Në videon e mëposhtme pronari shihet se ka dyshuar, ku ka kryer menjëherë verifikimet dhe ka rezultuar false.
Pas refuzimit nga pronari, i riu largohet (kokëulur), ndërsa ky i fundit pohon se nuk e ka denoncuar në polici. Por zgjodhi të bëjë rastin publik, që bizneset e tjera mos të bien pre e mashtrimit por të kryejnë patjetër verifikimet dhe kontrollet ndaj parave që qarkullojnë.
Pasi së fundmi janë shtuar rastet që qytetarët e bizneset mashtrohen nga këto raste, ku disa kohë më parë Priza.al denoncoi një rast të ngjashëm ku një i ri në kryeqytet me 2000 dollarë amerikan false i është drejtuar një pike këmbimi për t’i konvertuar ato në lekë, por është pikasur nga punonjësja.
https://www.priza.al/2022/04/07/video-ekskluzive-ja-si-i-riu-tenton-te-thyeje-2000-dollar-false-sot-ne-tirane/
Ekspertët e kriminalistikës këshillojnë qytetarët dhe bizneset të kenë kujdes ndonëse paratë false janë të vështira për t’i pikasur, me një sy kritik mund të evidentohen.
“Vullnet dhe integritet për të denoncuar. Aparatura dhe njohuri më të përditësuara për zbulim”, shprehet profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço.
https://www.priza.al/2022/04/08/monedha-falso-sheshit-policia-hesht-dhe-nuk-informon-eksperti-karamuco-ngre-alarmin/
- Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.