VIDEO/ Vjedhja e të dhënave personale! Ja sa të informuar janë qytetarët në lidhje me telefonatat mashtruese

Një fenomen mjaft i dëmshëm për çdo individ po aplikohet së fundmi, ku vihen në rrezik shumë qytetarë. Ka patur mjaft raste kur individë të ndryshëm kanë marrë telefonata anonime, të kamofluara me emrat e kompanive të ndryshme celulare, ku kërkohen të dhënat personale që ndodhen në kartën e ID.

Shpeshherë, këtë kërkesë të të dhënave personale e justifikojnë si procedurë për të plotësuar formulare, ku ju mund të bëheni pjesë e ofertave të ndryshme që mund të përfitoni në bazë të kompanisë që ju telefonon.

Ditët e fundit janë të shumta rastet kur qytetarë të ndryshëm në Tiranë, por dhe qytete të tjera, janë telefonuar nga numra anonim që u kanë deklaruar se, janë fitues të “ofertave zbritëse” nga kompania celulare që ata kanë numrin, dhe se sapo të jepni numrin e ID-së, pa qenë nevoja të shkoni në dyqanet e kompanisë, mund të përfitoni deri për 1 vit përgjysmim të ofertës tuaj telefonike.

Për këtë arsye, ‘Priza.TV’ ka intervistuar qytetarë të ndryshëm në rrugët e Tiranës, duke u marrë opinione rreth këtij fenomeni. Gazetarja e ‘Priza.Tv’, Griselda Katirai, me rubrikën e saj “Mikrofoni në PRIZË”, ka pyetur kalimtarët e rrugës, të cilët edhe i ka informuar se si duhet të veprojnë në këto raste.

Disa prej tyre janë përgjigjur se, nuk kanë hasur raste të tilla. Disa të tjerë kanë marrë kështu telefonatash, por fatmirësisht kanë arritur ta kuptojnë në kohë, që të dhënat personale janë të ‘shenjta’ dhe nuk mund të ndahen me të panjohur.

Vetëm pak ditë më parë në redaksinë e ‘Priza.al’ erdhi dëshmia e një zonje nga Tirana, me profesion mësuese dhe me inicialet M.A., e cila ishte telefonuar nga një numër anonim në emër të një kompanie telefonike dhe i ishte komunikuar se “sapo ishte përzgjedhur pas një shorteu të kompanisë, për të përfituar përgjysmim të tarifës telefonike”.

Për më shumë lexoni:

Sekserët e mikrofinancave ‘godasin’ sërish/ U vjedhin të dhënat qytetarëve me telefonata anonime dhe tërheqin kredi konsumatore brenda një ore  

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *