VIDEO/ Kremlini paralajmëron ‘luftë’, Rusia kryen stërvitje, ndërsa SHBA çon aty anijet luftarake

Flota detare ruse do të zhvillojë sot stërvitje me raketa në Detin e Zi, teksa pritet të mbërrijnë dhe dy anije luftarake të SHBA-së, sipas një njoftimi të ushtrisë ruse. Komanda e flotës ruse të Detit të Zi tha se dy anije raketore, Graivoron dhe Vyshny Volochek do të marrin pjesë në këtë praktikë, së bashku me disa anije raketë mbajtëse të shoqëruara nga frigata Admiral Makarov, dhe anija pastruese e minave Ivan Golubets.

Mine-sweeping vessel Ivan Golubets (pictured right during previous live-fire drills) is one of five vessels from Russia's Black Sea fleet taking part in exercises today, the nbay has confirmed

Ukrainian tanks take part in military drills near the border with Crimea as tensions continue to rise along the border

Kjo stërvitje u nxit nga mbërritja e anijeve luftarake shkatërruese të SHBA-së, USS Donald Cook dhe USS Roosevelt, të cilat u paralajmëruan nga Rusia që të qëndronin larg kësaj zone për të mirën e tyre. Ndërkohë, Ukraina njoftoi se do të zhvillonte gjithashtu stërvitje të bazuara në tokë, me trupa që bënin prova si të mbroheshin nga sulmet e tankeve dhe armëve. Struktura ushtarake e Rusisë në kufirin tokësor me Ukrainën nuk ka bërë asnjë lëvizje sot pasi dolën imazhet e varkave të mbushura me armë, mjeteve lundruese dhe artilerive që lëviznin në rajon, pavarësisht paralajmërimit të presidentit të SHBA-së për përshkallëzimin e tensioneve, gjatë një telefonate të bërë dje me Putin, ku u propozua dhe mbajtja e një samiti. Zëdhënësi i Putin tha se Rusia po e studion këtë propozim të bërë nga Biden , por është ende herët për të dhënë detaje nga ky takim.

Përgjatë kufirit ukrainas mendohet të jenë rreth 83,000 trupa ruse të stacionuara së bashku me një sërë paisjesh, duke përfshirë raketa anti-ajrore, tanke, të cilat Rusia thotë se i ka vendosur për një periudhë trajnimi në këtë territor. Margarita Simonyan, kryeredaktore e mediave shtetërore ruse dhe ‘zëri i Kremlinit’ paralajmëroi se lufta midis dy superfuqive të armatosura është e pashmangshme, dhe inkurajoi Moskën që të përgatitej. Ajo tha se kjo nuk do të ishte një luftë konvencionale, por do të luftohej përmes rrjeteve të informacionit, me luftë kibernetike, ndërprerje mbarëkombëtare dhe përçarje të synuar të internetit.

“Në luftën konvencionale, ne mund ta mposhtim Ukrainën brenda dy ditësh. Por, kjo do të jetë një lloj tjetër lufte. Ne do ta mposhtim Ukrainën e më pas SHBA do të përgjigjet duke fikur energjinë në ‘qytetin rus’ Voronezh”, tha Simonyan. Ajo inkurajoi Putin që të punonte me ‘dobësitë’ e Rusisë në luftën kibernetike dhe të shfrytëzonte standartet ‘katastrofike’ arsimore të SHBA-së për të arritur fitoren. Duke folur për stërvitjen e sotme, marina ruse deklaroi: Në det, ekuipazhet do të kryejnë zjarre artilerie provë. Roli i një armiku të stimuluar do të luhet nga mburojat detare. Përveç anijeve, në stërvitje do të përfshihen dhe aeroplanët e helikopterët e aviacionit detar dhe mbrojtjes ajrore të flotës.

Ukraine said armour and infantry units took part in a drill designed to simulate repelling a troop and tank attack

Nga ana tjetër, sot mbërriti në Bruksel ministri i Jashtëm për të kryer bisedime me NATO-n. Ky takim do të zhvillohet online dhe do të kryesohet nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe do të marrin pjesë ministrat e mbrojtjes dhe të jashtëm të SHBA-së në selinë e NATO-s. Zyra e presidentit ukrainas Vlodomyr Zelensky, tha se ai kishte folur sot me kryeministrin japonez Yoshihide Suga, i cili kishte shprehur mbështetjen e tij për Kievin në mes të kësaj situate. Ndërkohë në Moskë, oferta e Biden për mbajtjen e një samiti u përshkrua si prova qe Rusia tani po merr respektin e merituar. Ndërkohë, këshilltari i politikës së jashtme të Putinit, Yuri Ushakov ftoi John Sullivan, ambasadorin e SHBA-së në Moskë të mërkurën për të zhvilluar bisedime. Ambasada amerikane në Moskë nuk i’u përgjigj menjëherë kësaj kërkese për kryerjen e bisedimeve.

Rusia po përgatitet të goditet nga sanksionet e reja që kur Biden pretendoi muajin e kaluar se Putin kishte ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane në nëntor të vitit 2020. Moska mohoi të kishte ndërhyrë në këto zgjedhje. Në një konferencë shtypi me Ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, udhëheqësi i NATO-s Stoltenberg tha se në të vërtetë ishte Rusia ajo që kishte ngritur ushtrinë në rajon, duke i quajtur lëvizjet e saj të fundit ushtarake “të pajustifikuara, të pashpjegueshme dhe thellësisht shqetësuese”. ‘NATO qëndron me Ukrainën,’ shtoi ai. Zv. mnistri i Jashtëm Ryabkov, duke folur në Moskë të martën, paralajmëroi SHBA-në të mbante distancën e saj nga forcat ruse në Detin e Zi, duke thënë se rreziku i “incidenteve” të paspecifikuara është shumë i lartë.

“Nuk ka absolutisht asgjë që anijet amerikane mund të bëjnë pranë brigjeve tona, ky është thjesht një veprim provokues,” tha ai. ‘Provokues në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës: ata po testojnë forcën tonë … Ata nuk do të kenë sukses. Shtetet e Bashkuara janë kundërshtari ynë dhe bëjnë gjithçka munden për të minuar pozicionin e Rusisë në skenën botërore. Nëse ka ndonjë përkeqësim, ne natyrisht do të bëjmë gjithçka për të garantuar sigurinë tonë dhe sigurinë e qytetarëve tanë, kudo që janë’, shtoi ai.

Kremlini argumenton se Rusia është e lirë të vendosë trupat e saj kudo që dëshiron në territorin e saj dhe ka akuzuar vazhdimisht ushtrinë ukrainase për ‘veprime provokuese’ përgjatë vijës së kontrollit dhe për planifikim për rimarrjen e kontrollit të rajoneve rebele me forcë. Zyrtarët e Kremlinit akuzuan se veprimet e Kievit kanë kërcënuar sigurinë e Rusisë, duke paralajmëruar se Rusia mund të ndërhyjë për të mbrojtur folësit rusë në lindje.

The USS Roosevelt, an Arleigh Burke-class destroyer, is thought to be one of two warships en route to the Black Sea as a deterrent to Russia (file image)

The USS Donald Cook is also thought to be on its way to the Black Sea, and is due to arrive either tomorrow or on Thursday amid a massive build-up of Russian troops

A machinegunner of the pro-Russian Luhansk People's Republic (LNR) points a weapon at fighting positions on the line of separation from the Ukrainian armed forces in Luhansk Region, Ukraine, on Tuesday

Snipers of the Ukrainian armed forces aim their rifles during training at a firing range near the town of Marink, Donetsk region, on Tuesday

A soldier from the pro-Russian Luhansk People's Republic (LNR) is reflected in a mirror at fighting positions on the line of separation from the Ukrainian armed forces in Luhansk on Tuesday

Ukrainian servicemen hold a position on the frontline with Russia backed separatists near small city of Marinka, Donetsk

Ukrainian soldiers are seen near a region occupied by Russian-backed separatist groups where fighting has increased in recent weeks, with at least 28 of Kiev's men killed so far this year

Përshtati:Priza.al/Burimi:DailyMail

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *