VIDEO/ Krimi ne Vlorë nuk kursen as femrat! Pse u derdh një breshëri plumbash ndaj një vajze?

Një plagosje ka ndodhur paraditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku pas disa grindjeve mes një çifti, debati ka degraduar në përdorimin e armëve.

Gjithçka ka ndodhur në një kafene në Vlorë pranë poliklinikës, ku autori po konsumonte kafe në lokal, kur është paraqitur partnerja e tij 23-vjecare dhe ka filluar debati. Ngjarja ka zgjatur disa minuta e më pas autori është larguar për tu kthyer me një armë në dorë, e për të gjuajtur plumbat drejt vajzës, e cila ka mbetur e plagosur.

Brenda lokalit ka hedhur një granatë, që për fat të mirë nuk ka plasur. Ai është arrestuar nga Policia ndërsa pritet që të bëhet zbardhja e plotë e rrethanave që çuan në ngjarjen e rëndë, ndërsa ende  nuk dihet identiteti i tyre.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *