Video/ Kryemadhit nuk i del e ‘keqja’ me aferën e inceneratorëve: Kjo është vetëm një pjesë e zinxhirit kriminal

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka bërë sërish reagim në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Nëpërmjet një video në ‘Facebook’, Kryemadhi denoncon zinxhirin e bashkëpunimit të shtetit shqiptar, sipas saj të përfshirë në këtë aferë, ndërsa shton se kreu i Bashkisë Erion Veliaj duhet të përballet me drejtësinë.

“Vazhdojmë me serinë e denoncimit publik të mega aferës së inceneratorëve. Më poshtë do të shihni vetëm një pjesë të zinxhirit të bashkëpunimit kriminal të gjithë shtetit shqiptar, në këtë aferë dhe konkretisht rolin e kryetarit të bashkisë Tiranë. Pyetja shtrohet: Erion Veliaj do të përballet me drejtësinë në detyrë si kryetar bashkie, apo si i shkarkuar nga Rama?”, thotë Kryeamdhi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *