VIDEO/ Kryeministri Rama debaton me gazetarin për çmimin e energjisë elektrike që pritet të rritet: Unë flas për ujkun, ti më tregon…

Ai është munduar gjatë gjithë kohës që ta justifikojë rritjen e çmimit të energjisë që do t’u bëhet shqiptarëve këtë dimër, me krizën botërore, por askush nuk ka qenë dakord me të…

As gazetarët madje nuk e kanë lënë rehat dhe pa e thumbuar kryeministrin Rama, që sot në një konferencë të hapur shtypi nga shkallët anësore të kryeministrisë, ka lënë të kuptohet se shtrenjtimi i çmimeve dhe sidomos i energjisë, është i pashmangshëm.

Kryeministri Edi Rama, tregoi ditën e sotme pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se, qeveria do të bëhet “digë” për ndihmuar personat që nuk e përballojnë dot krizën.

Ai tha se, këtu përfshihen familjarët dhe bizneset e vogla, për të cilët do të prezantojë ditën e nesërme planin. Por gjatë shpjegimeve të tij rreth situatës, kryeministri Rama, debatoi me gazetarin e “A2”, Klevi Muka, i cili nisi pyetjen për rritjen e çmimit të naftës, duke bërë krahasimin me vitin 2013.

Kryeministri i bëri të ditur se nuk donte të replikonte me të, duke vijuar më pas fjalën e tij për çmimin e naftës, por gazetari insistues e ka ndërprerë disa herë me argumente që shkonin në kundërrymë me ato që po thoshte Rama.

Për këtë Rama u shpreh se, Shqipëria prodhon naftë të rëndë e cila është e pamjaftueshme, duke shtuar më pas se në dijeninë e tij, nuk ka asnjë vend që e prodhon naftën vetë.

REPLIKAT:

Gazetari Klevi Muka: Në 2013, çmimi i naftës në bursë ishte rreth 107 lekë për litër, sot 70 e ca lekë, me standartin e 2013-s çmimi i naftës në vend sot do të ishte 150 lekë.

Rama: Kush e thotë këtë?

Gazetari Klevi Muka: E them unë… në bazë të çmimit të naftës në bursë!

Rama: Krahasimi im është shumë i thjeshtë, ankesa cila është, na është është rritur çmimi i naftës

Gazetari Klevi Muka: Ishte konstatim…

Rama: Po pse e keni këtë mani që ndërprisni, a ma bëre pyetjen? Sot çmimi i naftës ka shkuar aty ku nuk mban më, po si nuk mban më kur paska mbajtur më shumë seç ishte në 2013?

Gazetari Klevi Muka: Ishte bursa.

Rama: Nuk po bëj debat me ty more djalë, unë po flas për ujkun ti më tregon.. unë them për çmimin në benzinatë. Atë e vendos tregu, është ky sistem kur ju ishin të lindje e sipër, se jeni disa më të rinj se demokracia. Nuk e vendos shteti sa shitet molla, pjeshka. Ka qenë më e lartë nafta se sot, e ka blerë yt atë më shumë se sa është blerë sot, po nuk po bëj debat.. ça të them, është e pabesueshme, po flas për çmimin e naftës, faleminderit shumë e paskeni bërë verifikimin. Nafta diesel dhe benzina kanë qenë më të shtrenjta. Brenda çmimit të naftës kemi dy komponentë, atë të taksës së qarkullimit dhe një taksë karboni, çmimi i naftës është më i ulët seç ishte, ajo taksa e karbonit është aty dhe do rrijë aty. Se ata pensionistët nuk janë ndotës të mjedisit. Kur flasim për fëmijët dhe të pamundurit, nga vjen kjo mbështetje, vijnë nga kontributet, kush ndot më shumë do kontribuojë më shumë. çmimi është sot më pak seç ishte, nuk kemi të bëjmë me një çmim të paparë por më të lirë seç ishte. Ishte në bursë aq ishte aq, nuk kanë lidhje me temën se flasim për një sektor privat. Nafta që Shqipëria prodhon është e rëndë, ne nuk prodhojmë mjaftueshëm, shitet jashtë, se prodhuesit janë jashtë, shitet për nënprodukte industriale. Nuk shkon jashtë për të ushqyer Mercedes, e importojmë 600 mijë ton, e importon në tregun ndërkombëtar, kur them Shqipëria e importojnë subjektet private. Nuk ka vend në dijeni time që naftën e prodhon shteti.. duhet të kuptojmë se qeveritë janë të ndara. Qeveria duhet të bëhet digë për ata që nuk e përballojnë dot, apo për të lehtësuar ata që janë me dy makina që stresohen, jo jemi për bizneset e vogla që janë familje në radhë të parë. Diskutimet që si ta bëjmë Shqipërinë ku rrogat janë përtokë, janë imagjinare. Rruga është kjo, jemi në rrugë të drejtë, do të vazhdojmë në këtë rrugë, nëse do ishin bërë që në 91 do flisnim ndryshe por nuk u bënë. Nuk është sovran varet nga faktorë të tjerë, duhet ta bëjmë sovran.

/Video: Dosja.al/ Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *