Video/ Kryeministri Rama pritet nga Papa Françesku në Vatikan! E shoqëron Linda dhe Zaho

Kryeministri Edi Rama është pritur nga Papa Françesku në Vatikan. Bashkë me të shoqen Linda Rama dhe djalin e tyre, Zaho, Rama është futur dhe ka takuar Papa Franceskun.

Ishte vetë kreu i qeverisë shqiptare i cili postoi këto pamje të takimit.

Pasi u prit nga Papa, Rama u takua edhe me Sekretarin Kardinal të Shtetit, Pietro Parolin, Kryepeshkopin Paul R.Gallagher.

Gjatë bisedës, Rama dhe Papa Françesku folën për marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë. Ata diskutuan tema me interes të përbashkët në lidhje me marrëdhëniet midis komuniteteve kishtare dhe civile, kontributin e Kishës për të mirën e përbashkët të shoqërisë shqiptare, migrimin dhe paqen.

Gjithashtu u diskutuan çështjet kryesore rajonale, duke përfshirë situatën në Ballkanin Perëndimor dhe ecurinë e Shqipërisë dhe vendeve të tjera drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Pas bisedës, Papa Françesku i dhuroi kryeministrit Rama një basoreliev prej bronzi të Noes. Gjithashtu i dha atij dokumente papale, duke përfshirë mesazhin e këtij viti për Ditën Botërore të Paqes me temën “Kultura e kujdesit si një rrugë drejt paqes”, dokumentin mbi Vëllazërinë njerëzore për paqen botërore dhe të jetuarit së bashku.

Ndërsa kryeministri Edi Rama i dhuroi Papa Françeskut një ikonë të “Madonna dell’Avvento” dhe një ikonë të Shën Françeskut. Ai i dhuroi gjithashtu dy piktura dhe një letër nga Gjergj Fishta, një françeskan shqiptar, poet, filozof dhe i konsideruar si një nga shkrimtarët shqiptarë më me ndikim të shekullit të 20-të.

Më herët Kryeministri ka vendosur dhe lule dhe qirinj në varrin e Shën Palit dhe Papa Klementit të XI i ashtuquajturi si Papa shqiptar e që këtë vit shënohet dhe 300-vjetori i lindjes së tij.

30-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Selinë e Shenjtë, në prag dhe të festive tona kombëtare është kujtuar me një ceremoni të organizuar nga drejtuesja e ambasadës tonë në Vatikan Majlinda Doda, në të cilën mori pjesë kryeministri Edi Rama me familjen e tij dhe ministrja e jashtme Olta Xhaçka.

Gjatë kësaj ceremonie, Rama vlerësoi bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë. Nga Roma, Rama po ashtu tha se në Shqipëri do të ndërtohet një faltore kushtuar Shën Terezës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *