Ajo që pamë ditët e fundit të ndodhte në disa zona bregdetare të Antalias në Turqi, duket se po ndodh edhe në Jug të Shqipërisë, pikërisht në qytezën e Ksamilit.
Kodra përballë detit në Ksamil është mbuluar nga flakët dhe prej disa orësh aty po shkrumbohet gjithçka. Nga pamjet e siguruara nga media të ndryshme, shihen flakë të shumta që kanë mbuluar të gjithë kodrën, duke djegur kështu pemë dhe shkurre.
Flakët po përhapen në afërsi të banesave, për shkak të erës së fortë që po i favorizon ato.
Ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset e para nga Saranda dhe Delvina, dhe kanë nisur punën për shuarjen e zjarrit.
Ende nuk dihet nëse kjo vatër zjarri ka qenë e qëllimshme ose jo, por mendohet se zjarri gjithsesi ka pasur faktorin njeri.
/Priza.al/