VIDEO/“Ku je Lulëzim?!”, Balla i nxjerr ‘të palarat’ Bashës me kandidatët për deputet

Taulant Balla i ka publikuar një video Bashës, ku i nxjerr emrat e kandidatëve për deputetë me të shkuar kriminale. Numri 2 i PS, Taulant Balla, ka nxjerr emrat dhe për çfarë janë dënuar. Ai zbulon emrin e Altin Dalipit, i dënuar në Belgjikë për ‘trafik lëndësh narkotike’. Dhe e motra e tij, Lumturi Hasa, kandidate për deputete e PD-së në Elbasan.

Balla ia bën të qartë Bashës se zgjedhjet do të mbahen në 25 prill, ndërsa e paralajmëron për listat e kandidatët e dënuar për drogë. Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, përmend edhe emra të tjerë me precedentë penalë që janë të vendosur në listat e PD për zgjedhjet e 25 prillit, të cilëve ligji u ndalon përfshirjen në fushatë.

Statusi

Lulezim! Ku je Lulezim?! Në Durrës ke një të dënuar për trafik droge në Zvicër, duhet ta tërheqësh se siç kërkon Ligji nuk mund të kandidojë. Kandidatin serial, subjekt të SPAKUT në Shkodër “Hile” Zefin, lërja Drejtësisë. Në Elbasan mos e ndrysho listën aman, por mos e fyej Elbasanin. Mjaft u more me gaztorët e tu dhe manipuluesin e kamerave të Kryeministrisë kur Saliu dhe ti qëllonit mbi popullin opozitar. Por në ditët në vijim… Sa për matematikën e numrave kuptohet qartë që ti i je rikthyer planit të çadrës për pengimin e zgjedhjeve. Zgjedhjet do të zhvillohen më 25 Prill.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *