Anglia është përfshirë nga protesta masive kundër kufizimeve antiCovid dhe vaksinimit. Pasditen e sotme protestat u përshkallëzuan pasi protestuesit kanë tentuar të mësyjnë në një studio në Qendrën Televizive BBC në Londrën perëndimore.
Mediat britanike bëjnë me dije se policia ruajti dyert ndërsa protestuesit u përpoqën të sulmonin ndërtesën ndërsa deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.
Videoja e shpërndarë në internet tregon një turmë që po proteston kundër pasaportave të vaksinave.
Protestat anti-Covid janë shtrirë tashmë prej muajsh në të gjithë Europën.
Në Francë këtë të shtunë mbi 250 mijë protestues mbushën rrugët e Parisit.
/Priza.al/