Video- “Kur keni gënjyer për herë të fundit?”/ Mungesa e sinqeritetit në jetën e përditshme, ja si përgjigjen shqiptarët

Të qënurit i sinqertë njëqind përqind, në një vend ku realiteti të përball me shumë sfida dhe pamundësi për të arritur me meritokraci në atë pozitë që ti synon, është shumë e vështirë.

Ditët e sotme është mjaft e dukshme që e drejta dhe sinqeriteti në një pjesë të rasteve nuk të japin rezultatin e duhur e lënë shumë për të dëshiruar, flasim këtu për jetën profesionale dhe shoqërore pa përfshirë anën familjare.

Por sa i rezistojnë me sinqeritet dhe pastërti shqiptarët realitetit në vend, pa marrë parasysh këtu gënjeshtrat e ‘bardha’ apo ato të pa dëmshme siç mund ti quajmë ndryshe?

Për të zbuluar më shumë në lidhje me këtë ‘fenomen’, ‘Priza.al’ ka marrë mendimet e disa qytetarëve të cilët kanë shprehur opinionin e tyre rreth kësaj teme. Gazetarja e ‘Priza.al’, Griselda Katirai me rubrikën ‘Mikrofoni në PRIZË’ ka zbuluar më shumë në lidhje me këtë çështje.

Teksa janë pyetur për herën e fundit që kanë gënjyer, një pjesë e qytetarëve të Tiranës janë shprehur se gënjeshtrat janë të shpeshta në jetën e përditshme por pjesa më e madhe e tyre janë pa dëm. Nga ana tjetër një pjesë tjetër e qytetarëve kanë nguruar të thonë të vërtetën në lidhje me temën dhe nuk kanë preferuar ta tregojnë gënjeshtrën, pasi në të kundërt gënjeshtra do e humbiste funksionin.

Si përfundim, gjatë kësaj interviste me qytetarët, u konkludua se shumë prej tyre i përdorin gënjeshtrat në jetën e përditshme dhe mbase gënjeshtra më e freskët, ishte pikërisht në momentin kur ata dolën para kamerave dhe mohuan të kenë gënjyer…


/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *