Një burrë në Sunshine Coast të Queensland kapi një piton të frikshëm tre metra të gjatë, në ballkonin e një familje.
“Ky është pitoni më i madh që kam parë ndonjëherë. Të shohësh një të tillë është mjaft e rrallë dhe e jashtëzakonshme”, tha ai. Burri i quajtur McKenzie e gjeti pitonin sipër një parmaku, dhe në një pjesë të barkut, gjallesa kishte një fryrje të dukshme nga sasia e madhe e ushqimit që kishte konsumuar.
“Një piton i tillë mund të mbijetojë pa ngrënë për rreth 6 muaj. Ata mund të jetojnë deri në 20 vjet dhe nuk janë helmues, por e vrasin prenë e tyre duke e shtrënguar”, shtoi McKenzie.
Përshtati:Priza.al/Burimi:DailyMail