Ky është Paulin Doda, i arrestuar disa ditë më parë nga policia, pasi akuzohet se ka djegur me benzinë dy makina luksoze të parkuara në Kamëz.
26-vjeçari, një personazh i rrezikshëm dhe me precedentë të theksuar penalë, akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Gjatë marrjes së pyetje nga policia, Paulin Doda jo vetëm ka pranuar djegien e makinave me alibinë se kishte debatuar me pronarin e parkingut, por ka rrëfyer se kishte në planifikuar edhe vrasjen e një personi në Kamëz.
Në këtë video të siguruar, duket Paulin Doda, me origjinë nga Puka, i cili kapërcen qetësisht murin rrethues të parkingut, lag me benzinë makinat dhe u vendos flakën, nga të cilat gati sa nuk digjet.
Ka dyshime të forta se Paulin Doda, me precedentë penalë, mund të përdoret nga ndonjë grup kriminal për të kryer vepra penale.
Por nuk përjashtohet mundësia që i riu mund të ketë probleme mendore, pasi gjatë rrëfimit në polici kishte treguar një thikë, me të cilën pretendonte se kishte planifikuar vrasjen e një personi në Kamëz.
Lehtësia për t’i atribuar vetes një vepër të rëndë penale si tentativë vrasje, ka ngritur dyshime se Paulin Doda mund të mos jetë plotësisht i përgjegjshëm për veprimet që kryen.
Shenjat e papërgjegjshmërisë mund të nxisin gjykatën për t’a lënë të lirë Paulin Dodën, i cili është tepër i rrezikshëm për njerëzit që e rrethojnë apo që mund të ketë kontakte.