VIDEO/ Lagështia dhe shpejtësia… përmbyset makina te ‘Kopshti Botanik’ në Tiranë

Me gjithë reshjet dhe motin e keq, çunat shqiptar nuk heqin dorë nga shpejtësia edhe kur janë brenda qyteteve. Duket se koha e keqe me reshje të dendura shiu ka ndikuar edhe në shtimin e rasteve të aksidenteve rrugore.

Kjo gjë duket se ka ndodhur edhe në zonën e “Kopshtit Botanik” në Tiranë.

Siç mund ta shikoni edhe në pamje, një makinë është përmbysur në rrugë.

Nga aksidenti ka pasoja materiale, por nuk ka të dhëna për pasoja në njerëz.

Disa aksidente rrugore të shënuara sot në mbarë Republikën, kanë pasur si shkak motin e paqëndrueshëm.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *