Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha duket sikur shqetësohej nga diçka gjatë Kuvendit Kombëtar pasi në asnjë moment nuk ka votuar asnjë shkarkim. Një moment shumë interesant në Kuvendin e Berishës ishte kur ish-Kryeministri Sali Berisha, në momentin që në Kuvendin Kombëtar të PD-së u propozua që Lulzim Basha të shkarkohet me votim të fshehtë si kryetar, nuk e ngriti dorën.
Ish-kryeministri nuk ngriti dorën kur u shtrua pyetja nëse ishte dakord apo jo për të nisur procesin për shkarkim të kryetarit, propozim që kalonte me 15% të anëtarëve.
Nuk kuptohet nëse Berisha ishte i ndërgjegjshëm për këtë pozicionim në votim, ndërkohë që gjithkush që ishte pranë tij ngritën duart lart.
/Priza.al/