Kryeministri i vendit Edi Rama ka bërë një gjest jo të bukur ditën e sotme gjatë seancës parlamentare, që nuk i ka shpëtuar syrit kritik.
Teksa kryedemokrati Lulzim Basha ishte në foltoren e Kuvendit dhe po akuzonte qeverinë për shpërdorimin e buxhetit, Rama ndodhej krah zëvendësit të tij Arben Ahmetaj dhe ministres Elisa Spiropali. Siç duket, toni i lartë i zërit të Bashës, bënë që Rama të humbiste durimin.
Në momentin që Spiropali po fiste pas Bashës dhe replikonte me të, kryeministri e shtyn e duar për ta bërë të kuptojë që s’duhet të vijonte më atë debat. Ministrja uli kokën dhe nuk reagoi, por gjesti i Ramës nuk u shpëtoi kamerave.
/Priza.al/