Një burrë lituanez ka shënuar rekordin Guiness dhe ka qëndruar 3 orë e 1 minutë në akull. Mediat e huaja tregojnë se Valerjan Romanovski ka thyer rekordin ‘Guiness’ për qëndrimin më të gjatë në akull.
Siç shihet në një video të publikuar nga mediat e huaja, burri qëndron i zhveshur brenda një ene plotë më akull, dhe vetëm kokën ka jashtë akullit.
Përfaqësuesit e Guinness ishin në dispozicion për të monitoruar përpjekjen, e cila zgjati 3 orë e 1 minutë.
Rekordi aktualisht mbahej nga francezja Romaine Vandendorpe, e cila kaloi 2 orë e 35 minuta e zhytur në akull në dhjetor 2020.
/Priza.al/