Vazhdon seria e telefonatave brenda shtëpisë dhe emocionet janë të mëdha jo vetëm për banorët por edhe për ndjekësit.
Një telefonatë që pritej me shumë kuriozitet ishte patjeter ajo midis Luizit dhe një nga familjarët, që qëlloi të ishte pikërisht nëna e tij.
Luizi shkëmbeu disa fjalë me nënën e tij e teksa në një moment të caktuar nga produksioni i thonë se koha e tij ka mbaruar. Në atë moment, Luizi u nervozua duke iu thënë se e dëgjoi me shkëputje dhe nuk foli aq sa duhet.
Biseda:
Nëna e Luizit: Faleminderit produksionit që na e ka bërë të mundur këtë telefonatë. Ata zoti i forcoftë, ju mu ba edhe ma të fortë, edhe me vazhdu. Ndëgjo nanë. Luiz. Ti me vazhdu nanë. Sepse e kena provu vetë…
Nëna e Luizit: A jeni mirë krejt ju? Na jena krejt mirë. Jena krenar me ty. Vazhdo.
Luizi: Me vazhdu dihet që do vazhdoj moj burrnesh.
Nëna e Luizit: Andrra vazhdon. Ti vazhdo na ke ba krenar. Ti me bekimin e zotit, vazhdo, maj zotimin që e ke dhanë.
Luizi: Në rregull, a ta fitoj a jo?
Produksioni: Luiz, koha jote mbaroi.
Luizi: Kur mbaroi, se nuk e niva? Me shkëputje. Seriozisht e ke?