Luiz Ejlli, fituesi i edicionit të dytë të BBV, ka ‘zbuluar’ ditën e sotme zyrën e Vëllait të Madh. Ai ka postuar një video në rrjetet sociale, ku sheh për herë të parë zyrën ku merreshin vendimet për çfarë bëhej brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Përmes videos Luizi thotë se duke kërkuar, kishte gjetur një zyrë që i tërhoqi vëmendjen pasi ishte errësirë dhe u habit nga ajo çfarë gjeti brenda saj.
Siç shihet edhe në video, në zyrë janë fotografitë e të gjithë banorëve që ishin pjesë e BBVIP, ku në fotot e tyre ka nga një kryq përveç asaj të Luizit.
“Si jeni o populli ma i bekum në botë,’ si ju kam? Duke ec në korridoret e Topi-it këtu, kam pa një zyrë ishte krejt errësirë. Po ju e dini si kurioz si jam, e hap o s’ka, e hapa. Më duket se është zyra e Vëllait të Madh. Se jam duke fol lehtë, mos me më ni kush. Pse them zyra e Vëllait të Madh? Se duket krejt si komisariat. Ka hi Vëllai i Madh duke iu rënë në kryq të tanëve, fap e fap, përveç këtij këtu (dhe tregon foton e tij)…bo sa i shëmtut kam qenë!”, është shprehur Luizi në videon e publikuar në adresën e tij në Instagram.
“Më në fund u takuan bashkë vëllai i madh me të voglin”, shkruan ai bashkangjitur me videon.