Zjarri në malin e Tomorrit vijon të krijojë një situatë problematike. Pas tre ditësh nën pushtetin e flakëve, deri më tani janë djegur më shumë se 12 hektarë pyje.
Në pamjet e mëposhtme shihet se banorët e zonës dhe punonjësit e zjarrfikësve vijojnë të mundohen të shuajnë flakët me mjete rrethanore.
Pavarësisht se është bërë dhe ndërhyrja me helikopterë, zjarri është përhapur aq shumë sa as kjo nuk ka ndihmuar për shuarjen e tij. Disa vatra zjarri në zonë janë të vështira për t’u aksesuar.