Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin ka mbërritur këtë të martë në Tiranë, ku po zhvillon një vizitë zyrtare.
Kryeministrja Marin është pritur në një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, të dy kryeministrat kanë ecur në tapetin e kuq ku kanë përshëndetur delegacionet, duke u drejtuar kështu zyrës së kryeministrit Rama.
Kryeministrja e Finlandës vjen në Shqipëri, në një kohë kur Finlanda dhe Suedia kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e NATO-s, pas agresionit rus të nisur në Ukrainë.