Mbyllja e kolegjit “Mehmet Akif” nga Ministria e Arsimit me pretekstin se nuk plotëson kushtet e mësimdhënies, nuk është pritur mirë nga nxënësit e këtij institucioni arsimor, të cilët janë ngritur në protesta ditën e sotme.
Me pankarta në duar, ata i kanë bërë thirrje Ministrisë që të tërhiqet nga ky vendim, pasi sipas tyre po iu shkatërrohet mundi i shkollimit në tre vite.