VIDEO/ Me dhjetëra fikëse zjarri pranë çdo dritareje dhe dere… Si po vijon Basha me fortifikimin e selisë së PD-së  

Pas dyerve të blinduara dhe të fortifikuara me profile hekuri, selia e Partisë Demokratike, po vijon të përforcohet edhe më tej me mjete kundër turmave dhe kundër hapjes me forcë.

Tashmë kjo godinë i ngjan një institucioni të “rëndësisë së veçantë” ose një  burgu të sigurisë së lartë.

Pamjet nga “LSA” tregojnë se si është katandisur godina që njihej si “Shtëpia e Lirisë”.

Ndërkohë mediat kanë publikuar sot foto ku shihet se selia është mbushur me fikëse zjarri të reja dhe numri i tyre është shumë herë më i madh nga sa mund t’i duheshin një godine të përmasave të tilla.

Këto mjete u përdorën me 8 janar kundër demokratëve që tentuan të futeshin në selinë e PD-së, edhe pse janë ato konsiderohen si bombola me lëndë helmuese të rrezikshme për trupin e njeriut.

Image

Image

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *