Ngjarja e ndodhur në fshatin Tarazh të Mirditës, ku 5 persona përdhunuan një 15-vjeçare, ka patur reagime të shumta nga shoqëria civile, e veçanërisht nga të rinjtë.
Disa nxënës të shkollës “Janaq Kilica” e të rinj të qytetit të Fierit kanë marshuar sot. Me pankarta në duar ata kërkojnë më tepër siguri për gratë dhe vajzat, ndërsa u kanë bërë thirrje t’i denoncojnë rastet e dhunës.
Edhe drejtoresha e shkollës “Janaq Kilica”, Feriniqi Fuli, është shprehur se roli i shkollës është thelbësor, duke mbështetur të rinjtë në këtë marrshi protestë.