VIDEO/ Me shpejtësi 180 km/h në zonën e ish-Bllokut, shoferi i papërgjegjshëm filmon veten

Një video e frikshme është publikuar në rrjetet sociale nga faqja e “Aksidente rrugore”, ku një automjet duket teksa qarkullon në zonën e ish-Bllokut me shpejtësi 180 km/h.

Ajo që vihet re është se video është filmuar nga vetë shoferi, gjatë mbrëmjes. Një shpejtësi e tillë në një zonë të banuar dhe ku lëvizja e qytetarëve nuk është e pakët, mund të bëhet shkak për ndonjë aksident të mundshëm tragjik.

Nuk është hera e parë që në rrjetet sociale të qarkullojnë video të tilla, ku shoferë të papërgjegjshëm filmojnë veten duke ecur me shpejtësi marramendëse në rrugë.

/Burimi: Aksidente rrugore/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *