Video/ Me shpejtësi 260km/h, motori përplaset me kamionin

Një grua australiane i ka dhënë të drejtën policisë që të bëj publike videon ku ajo dhe bashkëshorti saj aksidentohen me motor.  Shkaku i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia mbi 260km/h me të cilin burri po ngiste mjetin. Fatkeqësisht si pasojë ai ka dëmtuar trurin për gjithë jetën. Ai ka qendruar në koma për 2 muaj dhe pasi u zgjua ka pasur probleme me aftësinë për të komunikuar.

Në video shihet se motori përplaset më një kamion në autostradën e Australisë Jugore, ndërsa ishte duke ecur me 267 km/h.

Gruaja e ka marrë vendimin që të shpërndajë videon për të sensibilizuar ndaj rrezikut që përbën shpejtësia përtej normave të lejuara.

‘Vendimi i tij për të ecur me shpejtësi ekstreme nuk ndikoi vetëm tek ai. Kjo ndikoi edhe në jetën personave që ishin të pranishëm në vendin e aksidentit dhe e ndihmuan që ta mbanin të gjallë dhe ndryshoi përgjithmonë jetën e familjes së tij’, lexon mbishkrimin e videos, raporton Daily Mail.

/Burimi Daily Mail: Përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *