Falë makinës inteligjente dhe monitorimit të shtuar që ajo bën në rrugët interurbane në Tiranë janë gjobitur 219 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 120 deri në 148 km/h, shpejtësi që është rrezik potencial për aksidente rrugore.
Nga shoferët e gjobitur, rezulton se 21 prej tyre ishin me shpejtësi mbi 30 km/h më shumë se tabela e lejuar, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit.
88 drejtues mjetesh kanë përdorur edhe celularin gjatë drejtimit të automjetit, 56 ishin pa rrip sigurimi krahas shpejtësisë, ndërsa 34 të tjerë kishin kryer tri shkelje, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit dhe nuk kishin vendosur rripin e sigurimit.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, motomjeteve, biçiklistët dhe këmbësorët që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.
/Priza.al/