Ishte paralajmëruar nga qeveria kohë më parë se dita pa makina do të ishte çdo muaj në vendin tonë dhe së fundmi vendimi është marrë.
Lajmin e ka dhënë ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila thotë se nga muaji i ardhshëm, e diela e parë e çdo muaji do të jëtë DITA PA MAKINA në qytetet kryesore të qarkut.
Por më vonë ka gjasa që “ditët pa mikana” të shtohen, kjo pasi kriza energjitike po vjen duke u rritur.
Njoftimi:
“Nga data prill, e diela e parë e çdo muaji do të jetë si fillim DITË PA MAKINA në qytetet kryesore të çdo qarku. Nëse s’e fikim dot automjetin gjatë gjithë kohës, të paktën ta bëjmë ditëve të pushimit dhe të përdorim biçikletën a ecjen në këmbë Fillojmë mënjëherë në koordinim me bashkitë këtë plan kombëtar për kursim, për mjedisin dhe për shëndetin e të gjithëve”, shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook. /Priza.al