Një makinë e parkuar me targa angleze, është qëlluar me armë zjarri gjatë mbrëmjes së sotme, ndërkohë në vendngjarje janë gjetur deri më tani dy gëzhoja plumbash pistolete.
U mësua se autori i ngjarjes është identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tij. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që në makinën që është qëlluar janë gjetur dy gëzhoja plumbash.
Ende nuk dihet se e kujt është makina Volksëagen me targa angleze që po i çohet një mesazh. Burime bëjnë me dije se autori është identifikuar dhe se po punohet për kapjen e tij.