Paris Saint-Germain e ka mbyllur me epërsi pjesën e parë ndaj Nices, në përballjen që po luhet në kuadër të javës së nëntë në Ligue 1.
Kampioni në fuqi e filloi ndeshjen furishëm, duke krijuar shanse të mira shënimi, por që realizoi vetëm një herë. Goli i vetëm u shënua nga Lionel Messi, që la portierin e Nices të shtangur dhe të pashpresë që të paktën të prekte topin.
Kasper Schimechel e shikoi topin në minutën e 29-të gjersa futej në rrjetë, nga një ekzekutim perfekt i shtatë herë fituesit të Topit të Artë nga gjuajtja e lirë. Aktualisht argjentinasi ka pesë gola dhe shtatë asistime deri më tani në këtë sezon dhe po tregon një formë fantastike.
Me gjasë edhe në 45 minutat e dytë do të ketë gola por, kjo nga gjuajtja e lirë e meriton të shikohet disa herë.
https://twitter.com/AlbicelesteTalk/status/1576293520503345152?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1576293520503345152%7Ctwgr%5E812d0e8568b06c715f7ef0c7359aed67d984dbc9%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.faxweb.al%2Fvideo-goditje-mjeshterore-nga-messi-portieri-i-skuadres-kundershtare-mbetet-i-shtangur%2F