Ndërkohë që në Kuvend po mbahet seanca për shkarkimin e tij, pak metra më tutje presidenti Meta po zhvillon një aktivitet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor, Dialogut dhe Zhvillimit. Ai takoi anëtarë e përfaqësues të disa prej pakicave kombëtare në Shqipëri.
Siç mund ta shihni edhe në pamjet e mëposhtme, kreu i shtetit shfaqet në momente të gëzueshme me pjesëtarë të pakicave duke kërcyer valle tradicionale.
Kujtojmë se këtë të premte po mbahet mbledhja e radhës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme eksperti i hetimit Erind Merkuri tha se presidenti duhet të jetë mbi palët dhe se duhet të jetë i paanshëm.
“Presidenti duhet të jetë mbi palët, sjellja e tij nuk duhet të perceptohet si e njëanshme, në favor apo kundër. Sepse kjo e mundëson që të ruajë funksionin e arbitrit në këto kriza. E gjithë qasja për unitetin e popullit, duhet të mbizotërojë”, ka thënë Mërkuri.