Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale shihet se si do të mund të dukej një komunikim përmes tanimë të platformës së proklamuar nga shefi i Facebook, Mark Zuckerberg, Metaverse.
Pamje të tilla vijnë pak ditë pasi Zuckerberg, bashkëthemeluesi dhe CEO i Facebook, zbuloi një seri konceptesh të reja sociale, lojërash dhe punën e Metaverse.
Watch on TikTok
Zuckerberg kishte thënë se “jemi në fillim të kapitullit tjetër për internetin”.
Watch on TikTok
“Në dekadat e fundit, teknologjia u ka dhënë njerëzve fuqinë për t’u lidhur dhe shprehur veten në mënyrë më të natyrshme. Kur e nisa Facebookun, shtypnim tekste kryesisht në faqet e internetit. Kur u krijuan telefonat me kamera, interneti u bë më vizual dhe celular. Ndërsa lidhjet u bënë më të shpejta, video u bë një mënyrë më e pasur për të ndarë përvojat. Ne kemi kaluar nga desktopi në ueb në celular; nga teksti tek fotot në video. Por ky nuk është fundi i linjës”, kishte thënë fillimisht Zuckerberg.
Watch on TikTok
“Ne e quajmë këtë metaverse dhe do të prekë çdo produkt që ne ndërtojmë. Cilësia përcaktuese e metaverse do të jetë një ndjenjë prezence – sikur të jeni aty me një person tjetër ose në një vend tjetër”… Në metaverse, do të jeni në gjendje të bëni pothuajse çdo gjë që mund të imagjinoni – të mblidheni me miqtë dhe familjen, të punoni, të mësoni, të luani, të blini, të krijoni – si dhe përvoja krejtësisht të reja që nuk përputhen me mënyrën se si mendoni për kompjuterët ose telefonat sot”, kishte thënë ndër tjerash Zuckerberg
Watch on TikTok
/Burimi: The Verge/ Përshtati: Priza.al/