VIDEO/ ‘Mikrofoni në PRIZË’, ja se sa dhembshuri kanë Shqiptarët ndaj njëri-tjetrit  

Në 30 vite tranzicion dhe globalizëm shqiptarëve u kanë humbur shumë vlera dhe zakone të bukura, por edhe disa virtyte të rëndësishme që më parë i bënin ndryshe nga shumë popuj.

Duket se ne si popull na ka humbur tashmë ose na është zbehur edhe dhembshuria që më parë kemi pasur ndaj njëri-tjetrit.

Shumë njerëz i ka marrë me vete rutina, stresi, konsumizmi, egoizmi dhe kanë harruar që më parë nuk kanë qenë kështu. Natyrisht, ka edhe të tjerë që vazhdojnë të ruajnë virtytet, janë më të njerëzishëm, tolerant apo dhe pak altruist.

Por gjithsesi në këtë botë të rrëmujshme këta individë po bëhen gjithmonë e më të rrallë.

Gjithsesi, rubrika jonë tashmë e përjavshme në “Priza TV”, pikërisht “Mikrofoni në PRIZË” i gazetares Griselda Katirai, sjell disa tipa të ndryshëm njerëzish dhe mendimet e tyre plot variacione.

Shikoni në videon më poshtë opinionet e tyre:

/Priza.al/   

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *