Një video tronditëse e cila është shpërndarë në rrjetet sociale, përforcon edhe më tej atë se çfarë ka pohuar ministri turk Süleyman Soylu, se grekët po djegin me benzinë emigrantët. Pamjet e shpëndara në Twitter janë një tjetër provë e fortë e kësaj masakre.
Ministri turk, me anë të këtyre pamjeve dëshmon se si forcat greke të sigurisë, po përpiqen t’u vënë flakën emigrantëve. Në përshkrimin që i ka bërë videos, ai thotë se policia greke po spërkat me benzinë emigrantët, të cilët nuk u raportuan që përpiqeshin t’i vinin flakën. Ai shprehet se kjo është një masakër që po ndodh nën kujdesin e Evropës.
“Evropa do të hyjë në histori si shtytësi i kësaj të keqeje, sepse ajo ka prishur Greqinë dhe po hesht për atë që po ndodh atje”, shkroi Soylu në Twitter, duke i bërë “tagg” Komisionit Evropian.
Greek Law Enfor. Agencies seek to burn people, pouring gasoline on them, which indicates massacre under scout of Europe.
Europe shall go down history as instigator of this malignancy, by spoiling Greece and keeping silent to what’s going on there @EU_Commission pic.twitter.com/vGmMvJs8mO
— Süleyman Soylu | Maske? Mesafe↔️ Temizlik? (@suleymansoylu) April 17, 2021
Komanda e Rojës Bregdetare Turke deklaroi se ata po patrullonin ujërat jo shumë larg Cese në Izmir, kur vunë re një anije të paligjshme emigrantësh në anën Greke që po shtyhej përsëri në ujërat territoriale turke. Ata thanë se shpëtuan 41 migrantë, duke i transferuar në portin e Cesma. Një prej tyre ishte lënduar në këmbë.