VIDEO/ “Mirëmëngjesi KAZAN”: Sot thotë ‘fantazi’, por ja fyerjet e Ramës ndaj medias

Organizata “Reporterë pa kufij” ka paraqitur gjendjen e shtypit në Shqipëri si të përkeqësuar, dhe këto për kryeministrin Rama janë cilësuar si gënjeshtra dhe fantazi.

Duket e pabesueshme, deri në “tallje” fakti që Rama shqetësohet dhe nuk pranon gjetje e RSF, pasi menjëherë në mendje të vjen fjala “KAZAN” dhe fjalë të tjera fyese që kryeministri i drejtonte mediave në vend.

Këto janë disa nga epitetet dhe sulmet verbale ndaj mediave dhe gazetarëve nga Rama:

· Kazan
· Derra
· Zuzarë
· Kadrinj
· Derrhane
· Hipokritë
· Parazitë
· Gënjeshtarë
· Avokatë gjynahqarë të krimit
· Dembelë
· Armiq
· Të papërgjegjshëm
· Të palexuar
· Tu vijë turp
· Torolisin miletin
· Janë shkaku i problemeve të vendit
· Përçojnë akuzat si tel bakri
· Amplifikatorë thashethemesh
· Katund mediatik
· Qen
· Idiotë
· Të paditur
· Injorantë
· Flasin përçart
· Kokbosh
· Të pirë

· “Do të ti plotësoj gjithë nevojat që ke, por më lër të ti plotësoj një nga një”, – Rama duke folur me gazetaren Eni Vasili.

· “Po të shihja ty dhe po mendoja person tjetër, një koleg tuajin mashkull”, – Rama duke folur me gazetaren Eni Vasili.

· “Jeni e papërgatitur, por edhe s’keni faj se keni fëmijë të vogël”, Rama duke folur me gazetaren Ilva Tare.

· Prostituta të informacionit
· Gazetat shqiptare “pengojnë aparatin tretës”
· Mediat janë skandalozë
· Përhapin lajme të rreme
· Shkelin dhe cenojnë dinjitetin e njerëzve nga mëngjesi deri në darkë
· Të pabesueshme
· Mjegullojnë të vërtetën
· Media po degradon çdo ditë
· Shfryjnë mllef e helm

Kryeministri Rama mbronte në 25tetor 2017 ish-ministrin Tahiri që tanimë është në qeli, duke sulmuar egër mediat.

Reagime të gazetarëve pas sulmit të kryeministrit në 25 dhjetor 2017.

Fatjona Medini (BIRN): Nuk e di nëse ka prova ose jo për Tahirin por di një gjë me bindje të plotë:Kryeministri i vendit tim po ju drejtohet tani gazetarëve me një gjuhe harbute, intimiduese, të padëgjuar më parë nga ndonjë lider Europian, krejtësisht i dal nga kontrolli. #Stopdhunesverbale

Blerina Gjoka (Mapo): Gazetarët dhe gazetaria shqiptare kanë shumë, po shumë probleme…por problemi më i madh është kur kryeministri merr guximin dhe ju sulet me fyerje siç bëri sot. Kjo është në natyrën e tij se mbaj mend ditën e parë të punës si kryetar i PS-së e nisi duke na sharë ne gazetarët; por ku janë gazetarët dhe mediat që nuk mbrojnë dinjitetin e tyre; të paktën ta bojkotojnë nja një javë Ramën që ta shohë veten vetëm tek ERTV.

Aida Tuci (Top Channel): Nëse Kryeministri përgjigjet si ja do zemra pse gazetarët se paskan të drejtën ta pyesin si ua do zemra?!

Leonard Bakillari (Gazeta Mapo): Gazetarët mund të bejnë edhe më shumë se kaq. Problemi është te pronarët e mediave, që nuk jetojnë dot një ditë pa lepirë Ramën.

Edi Oga (Club Tv): …gazetarë të bezdisshëm si miza në bythë të kalit…!

Gjergj Erebara (BIRN): Takova një politikane, m’u ankua se populli po i bën padrejtësi të mëdha, po e shan, po e fyen, po e poshtëron. E di, i thashe, ke shumë të drejtë, duhet ta fusim popullin në burg se kështu e meriton përderi sa të ka ty për politikane.

Valmora Gogo (Shuplaka): Seç kam një gjysmë mendimi se i gjithë sulmi ndaj gazetarëve është bërë thjesht për tërheqjen e vëmendjes nga gjithë ky skandal i Tahirit, për të cilin drejtësia ende nuk ka dhënë vendim final. Qofsha e gabuar!

Indrit Maraku (Abc News): Është e turpshme që një kryeministër të dalë qëllimisht, siç e pranoi edhe vetë, për të ofenduar dhe denigruar gazetarët. Ne sa kishim në dorë e bëmë, hoqëm mikrofonat. Tani të reagojnë drejtorët, pronarët dhe shoqatat e gazetarëve.

Esiona Konomi (Report Tv): E turpëruar që kryeministri më detyroi mua dhe kolegët e mi t’i heqim mikrofonin dhe t’i lëmë fjalën në mes!

Klodian Tomorri (Top Channel): Nuk ka pyetje idiote. Ka vetëm përgjigje idiote.

Vladimir Karaj (BIRN): Nuk ka pyetje idiote… ka përgjigje idiote… Kjo mësohet sa di unë në çdo shkollë gazetarie..

Mimoza Koçiu (Abc News): Jam këtu për t’u marrë me juve që të lexoni….!

Kryeministri Rama, në mandatin e dytë si deputet, po jep leksione juridike e procedurash parlamentare gazetarëve jashtë kuvendit, duke i sulmuar e fyer se po abuzokan meqë përcjellin çfarë po ndodh me rastin Tahiri! P. S. Rëndë kur qenka media fajtorja “e palexuar”, “e paditur” sipas kryeministrit. Hallet kryeministrore nuk i zgjidh dot media! Ajo po përcjell në kohë reale edhe këtë performancë jashtë norme e llogjike të kryeministrit. Me zë dhe figurë zoti kryeministër!

Andi Bejtja: Kryeministri po e mbron me thonjtë e lyer me baltë profesionin e tij, politikën: gazetarë mbroni profesionin tuaj gazetarinë: hiqjani mikrofonin Edi Ramës.

Erion Kristo (Scan Tv): Kryeministër! Kërkoni falje për fyerjen ndaj gazetarëve! Ky ishte një gabim!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *