Pasi u shpall zyrtarisht mbreti i ri i Britanisë së Madhe, Mbreti Charles III është bërë pjesë e një momenti të sikletshëm.
Ndërsa ishte duke nënshkruar dokumentet, Charles nuk kishte hapësirë të mjaftueshme në tryezë dhe kjo e ka irrituar, ndërsa me gjeste ka shprehur zhgënjimin e tij.
Por menjëherë kanë ndërhyrë nga stafi dhe kanë hequr kutinë e stilolapsit duke i krijuar më shumë hapësirë në tavolinë, për të mos e penguar gjatë firmosjes së dokumenteve.