Policia e Shtetit ka publikuar pamjet ku janë gjetur trupat e pajetë të babë e bir Pjetër dhe dhe Jason Rushaj, të cilët humbën jetën pasi rrjedha e ujit mori para makinën në të cilën ata po udhëtonin.
Në makinë me ta ishte edhe vajza e Pjetër Rushajt e cila ka mundur të dalë e gjallë.
Trupat e Pjetër dhe Jason Rushajt janë gjetur në Bogë, pas më shumë se 15 orësh kërkime. Për kërkimin e tyre u angazhuan polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët bënë të mundur gjetjen e trupave të pajetë.